Vlerat e popullit të Kosovës, do t'i mrekullojnë qytetarët tjerë të Evropës

Kosova

Vlerat e popullit të Kosovës, do t'i mrekullojnë qytetarët tjerë të Evropës

Më: 4 maj 2016 Në ora: 17:44

Partia e Drejtësisë uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e rekomandimin pozitiv të Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave.

PD vlerëson se liberalizimi i vizave është përmbushje e një të drejte elementare njerëzore për lëvizje të lirë të qytetarëve tanë. Andaj, presim që ky rekomandim të miratohet edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe nga Parlamenti Evropian.

Kultura jonë autoktone, traditat tona shekullore, folklori ynë e gjuha jonë, janë ngjyrë e veçantë e kulturës së përgjithshme evropiane. Krenaria jonë, mikpritja e lidhjet e forta farefisnore që ruajmë e kultivojmë, respekti e besa e dhënë, do t'i mrekullojnë qytetarët tjerë të Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat