​Hyseni udhëton për në Bruksel

Kosova

​Hyseni udhëton për në Bruksel

Më: 3 maj 2016 Në ora: 12:08

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, sot ka udhëtuar për një vizitë dy ditore në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me institucionet belge dhe ato të Bashkimit Evropian.

“Nesër ministri Hyseni do të takohet më ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës, Jan Jambon, ndërsa në mesditë do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga grupi parlamentar i Partive Popullorë në Parlamentin Evropian, për të ardhmen e Ballkanit perëndimor në Evropë”, thuhet në një njoftim nga MPB.

Sipas njoftimit gjatë konferencës ministri Hyseni pritet të ketë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Bashkimit Evropian.

“Liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në institucionet e sigurisë për bashkëpunim policor, do të jenë tema kyçe që ministri Hyseni do t’i trajtojë gjatë qëndrimit të tij në Bruksel”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat