Pacolli uron 1 majin dhe e konsideron muaj të rëndësishëm për Kosovën

Kosova

Pacolli uron 1 majin dhe e konsideron muaj të rëndësishëm për Kosovën

Më: 1 maj 2016 Në ora: 10:19

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar festën e 1 majit duke thënë se këtë vit ky muaj do të jetë i rëndësishëm për Kosovën.

Këtë urim Pacolli e ka bërë përmes rrjetit social Facebook, duke thënë bindshëm se gjatë 15 ditëshit të parë të muajit maj Kosova do të jetë anëtare e UEFA-s dhe se kosovarët do të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë.

Lexoni postimin e plotë:

Të dashur miq, Gëzuar festën e 1 majit!

Muaji i Majit këtë vit për Kosovën do të jetë muaji i rëndësishëm;
Më 3 Maj Kosova me siguri të plotë do te jetë anëtare e UEFA-s dhe gjatë 15-ditëshit të parë të Majit besoj Kosovarët do të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë. Urime Kosovë! ????????????
Kjo fitore është meritë ekskluzive e popullit të urtë të Kosovës.
1 Maji, në anën tjetër është edhe "Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve". Me këtë rast dua të theksoj se çdokush nga punëdhënësit është dashte të krijoj kushte dhe paga dinjitoze për punëtorët. Nga ana ime, besoj që sado pak këtë e kam arritur, pasiqë kam arritur t'ua siguroj vendin e punës mbi 15 000 shqiptareve në botë, si dhe mbi 3500 në Kosovë, duke ndarë me ta gjithmonë hallet tona.
Zoti na ndihmoftë në rrugën tonë, drejt një Kosove më të zhvilluar, me mundësi më të mëdha punësimi dhe kushte më të mira të jetesës.Të dashur miq, Gëzuar festën e 1 majit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat