Po vijnë ditët e Agim Ramadanit në liri

Kosova

Po vijnë ditët e Agim Ramadanit në liri

Më: 28 prill 2016 Në ora: 17:20

Edhe pak ditë kanë mbetur gjer tek Manifestimi tradicional e kulturor “Ditët e Agimit -2016” në Zhegër të Karadakut. E meriton këtë nderim Agim Ramadani, ky djalosh më të mirë i Zhegrës së Karadakut e i Kosovës. Pra, Zhegra e Agimit do të ketë festë për heroin e kombit. Do të jetë festë e madhe kushtuar Agimin të lirisë...

Andaj, Agimi ishte e mbeti shkulësi i gurëve të Kufirit shqiptaro-shqiptar. Ai ishte luftëtar i denjë i lirisë. Liria, për te, ishte gjëja më e shtrenjtë e jetës. Ai, nga mosha fare e vogël e deshi jetën me uniformë. Si i vogël, e deshi jetën e luftëtarit. Kjo ishte bota e tij veçantë e artit luftarak. Ai i deshi artet. Artin e pati hobi jete. Kurrë nuk u larguar nga artet, por edhe nga jeta me uniformë.Dhe jo vetëm kaq.

Për djaloshin e Zhegrës së Karadakut, Agimin, zhegrasit dhe krejt kjo anë e Anamoravës nuk do të kursejnë asgjë në nderim të veprës madhore të tij. Ata do ta nderojnë veprën heroike dhe atdhetare të Agimit të lirisë. Maji do të jetë festë për Agim Ramadanin, heroin e kombit shqiptar.

Agim Ramadani është i lindur më 1963 në fshatin Zhegër, komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Teknike e mbaroi në Gjilan, në vitin 1980.

Kur Ditët e Agimit po afrohen..., po thuaj se çdo gjë është organizuar me kohë. Zhegra, në fillim të muajit maj do të jetë një fshat i nderuar me Agimin - dëshmor. Agimi po e nderon këtë anë të Karadakut jetik të Idriz Seferit, të cilët, jetës i dhanë kuptim lirie.

Siç dihet, Idriz Seferi ishte luftëtari më i rreptë dhe i denjë i luftës kundër ushtrisë turke. Ndërsa, Agimi i lirisë, në luftën e fundit, ai është i pari që theu kufirin shqiptaro-shqiptar. Ky është shkulësi i gurëve të kufirit administrativ patrejtësisht të ndarë një popull dy shtete. Këta dy kolos të Karadakut bënë luftë heroike për ta ndryshuar historinë shqiptare. Me Agimin, historia shqiptare ndryshoi faqen e saj të ndritur.

Dhe, në Ditët e Agimit 2016, që do të mbahen me 1,2 e 3 maj, Zhegra me kohë ka organizuar një manifestim kulturor të denjë me shumë pika programore. Andaj, më 1 maj, ora 9-të, organizohet turnir në futboll me moto: “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”. Dihet, Agimi ishte edhe sportist. Ai do të nderohet nga shokët me anë të sportit.

Mandej, pak më vonë, ora 19 e 30 minuta, në progaram është pika e planifikuar me moton: ”Flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të Betejës së Kosharës. Këtu është nderimi më i madh, ku në Betejën e Kosharës, ranë në altarin e lirisë dëshmorët tanë që mbrojtën kurifin nga falanga serbe. Pra, në Ditët e Aimit nderohen edhe shokët e tij të luftës. Duke i nderuar ata, na e nderojmë edhe vetën në liri.

Po ashtu, më 2 maj është paraparë të mbahet Ora e madhe letrare me moto: “Muza e Agimit”. Në këët letrare do të lexohen punimet letrare të poetëve nga të gjitha trojet shqiptare. Me këtë rast, do të ketë edhe shpërblime për poezinë më të mirë. Në ora 17-të është planifikkuar të ketë gara në hendboll. Më 3 maj është paraparë ky program: ora 9 do të jetë Dita e Shkollës fillore “Agim Ramadani dhe datëlindja e Agimit. Ky program kryesisht do t’i kushtohet Agim Ramadanit si hero i popullit. Nxënësit do të flasin e do të mësojnë për heroin e tyre, Agim Ramadanin.

Në ora 10-të, një grup i të rinjve zhegras do të vendosin lule tek shtatorja e Agim Ramadanit që gjendet në qendrën të Gjlanit. Këtu do të nderohet heroi ynë, Agim Ramadani, i cili la vepra për të mos vdekur kurrë. Po ashtu, ora 11-të do të jetë një program i pasur nga ana e shkollarëve të shkollës në fjalë. Do të ketë recitime, skeqe, por edhe këngë e valle shqipe. Në ora 15-të është paraparë të jetë Krosi i lirisë, ku një numër i të rinjve zhegras do të vrapojnë nga varri i Idriz Seferit gje tek kroi i Agimit në qendër të fshatit Zhegër. Tubimi qendror do të jetë në ora 16-të, me moto “ I këndojmë Agimit”. Jo vetëm kaq.

Andaj, në 17-vjetorin e vdekjes së Agim Ramadanit, me veprën dhe guximin e tij, shkroi pavdekësinë në faqet më të ndritura të historisë së kombit shqiptar. Ai mbetet heroi i pavdekshëm i lirisë. Ai (Agimi), lirinë e përjetoi dhe e ëndërroi sa ishte në të gjallë. Agimi, në Betejën e Koshares, identifikohet se liridashësi më i madh i luftës. Me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, ky heroi i popullit e merr epitetin - Agimi i lirisë.

Dhe, sa herë vijnë përvjetorët e dëshmorëve, gjithmonë do të përkujtohen e do të nderohen ndër shqiptarë, si në ditën kur në frontin e luftës ranë heroikisht Agim Ramadani, Salih Çekaj e shumë të tjerë.

Agim Ramadani, ky heroi i kombit, mbeti përgjithmonë emër që nuk do të harrohet. Ai arriti pavdekësinë me veprën dhe gjakun e tij për çlirimin e Kosovës nga okupimi barbar serb. Gjaku i tij u derdh në Rrasën e Zogut, në Koshare, më 11 prill 1999, dy ditë pas thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar. Agimi mbeti heroi i kombit shqiptar, i cili dha jetën për të mos vdekur kurrë./Tefik Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat