Flamur Shala: Shpend Ahmeti para se ta luaj rolin e prokurorit, ta realizojë buxhetin

Kosova

Flamur Shala: Shpend Ahmeti para se ta luaj rolin e prokurorit, ta realizojë buxhetin

Më: 28 prill 2016 Në ora: 09:24

Asambleisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala, ka thënë se para se ta marr rolin e prokurorit, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duhet ta realizojë buxhetin dhe të raportojë para Kuvendit.

Shala përmes Facebook ka shkruar se Ahmeti nuk është duke u treguar transparent.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kryetari Shpend Ahmeti paska thënë se si po e luftuaka korrupsionin në Prishtinë dhe se si i ka ngritur tri qerdhe të bëra më parë. Se e ka për detyrë të ngrisë qerdhe e ka, se sa ka arritur po e shohim. Por, paska harruar të thotë, ndonëse ata e dinë se, para se ta luajë rolin e prokurorit, kryetari i i ktyeqytetit e ka për detyrë ta realizojë buxhetin e planifikuar dhe ka për detyrë t’i raportojë Kuvendit të kryeqyetit për punën e tij. Ai nuk e bëri këtë as në vitin e tretë të qeverisjes së tij. Sa “transparent” paska qenë para deputetëve gjermanë e sa i mbyllur tash e sa kohë para qytetarëve të kryeqytetit mbi kolapsin në të hyrat buxhetore të Komunës së Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat