Opozita sot në Gjilan

Kosova

Opozita sot në Gjilan

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 00:04

Subjektet opozitare në vazhdën e tyre të takimeve me qytetarë, kësaj radhe do të marrin pjesë në tubimin e tyre mobilizues edhe në Gjilan.

Ky tubim do të bëhet në Teatrin e Qytetit në Gjilan, ku do të diskutohet mbi situatën politike në Kosovë, takim ky që do të fillojë nga ora 17:00.

Pjesëmarrës në këtë tubim mobilizues do të jenë Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat