Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Kosova

Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:57

KEDS-i njofton se nesër nuk do të ketë rrymë në disa vende të Kosovës, kjo për shkak të mirëmbajtjes se rrjeti.

Ja njoftimi i plotë i KEDS-it:

Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte
Prishtina
1.
Më 12.02.2016 në NS 35/10 kV Badovci do të shkyçet:

Dalja 10 kV Miniera Kishnicë prej orës 10:00 deri në orën 12:00 .
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbsesë: Kishnica.

Arsyeja e shkyçjes: me kërkesën e komunës, prerja e plepave që paraqesin rrezik.

Gjilan
1. Më 12.02.2016 në NS 35/10kV Gjilan I do të shkyçet:
Dalja 10kV Tekstili II (60060014) prej orës 12:00 deri në orën 13:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Albimi, Viva Fresh.
Arsyeja e shkyçjes: revizion në kthinën matëse, TS-699.

Prizreni
1.
Më 12.02.2016 në NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

LP Shiroka-Theranda(32000005) prej orës 08:50 -10 : 40 dhe prej orës 16: 40 - 18:40.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Skënderbeu, afariste: Qendra zejtare II, Nëna Terezë, Derveni, Migjeni, Enver Bytyqi, Hajdin Berisha, Xhavit Syla, Endrit Kavaja, Ismail Qemali, Lidhja Prizrenit, Vinston Qerqili, Kenan Halimi, Garibaldi, Mulla Nura, Jeronim De Rada, Milit Kryeziu,Brigada 123 lok, Rruga e Dëshmorëve, Edit Durham Banesat.
Arsyeja e shkyçjes: rikyçja-zhvednosja e Trafos 10/0.4 kV Banesat Bena.

Ferizaj
1.
Më 12.02.2016 në NS 35/10 kV Magure (Vrellë) do të shkyçet:

Dalja 10 kV Drenica ( 41048001) prejë orës 09:30 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mirena, Leletiqi , Bainca, Shala, Krojmiri, Pjetershtica, Duge dhe Karaqica.
Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve nga ekipet e KEDS-it, punime në LP 10 kV me humbje të medha teknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat