AGK dënon sulmin ndaj Adriatik Kelmendit

Kosova

AGK dënon sulmin ndaj Adriatik Kelmendit

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:39

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin e bërë ndaj veturës së gazetarit të “KohaVision-it” Adriatik Kelmendi.

Përmes një reagimi për media AGK-ja, iu bënë thirrje të gjitha organeve të drejtësisë që ta hetojnë këtë rast dhe autorët të dalin para drejtësisë.

“Sulmi ndaj Kelmendit është një veprim i pa pranueshëm dhe se për tendencë ka pengimin e shprehjes së mendimit të lirë si dhe cungimin e lirisë së medies në Kosovë. Asnjë kërcënim, madje as kërcënimi i këtij lloji nuk do të ndalojë gazetarët në Kosovë të raportojnë për të gjitha zhvillimet në vend”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Përmes reagimit, AGK e inkurajon gazetarin Kelmendi që të vazhdojnë me punën e tij në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat