Republikanët e Kosovës, mbështesin protestat të cilat thirren nga qytetarët

Kosova

Republikanët e Kosovës, mbështesin protestat të cilat thirren nga qytetarët

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:02

Kryetari i Republikanëve të Kosovës,REK, Faton Kurti, apelon se nëpërmjet një Referendumi, do të bëhet një zgjidhje për këtë gjendje kaotike në vendin tonë.

Për çështjen e Demarkacionit dhe Asociacionit, Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, thotë se janë substanciale për vendin.

“Nuk është e drejtë që Qeveria momentale, të vendos për këto marrëveshje” theksoi Kurti.

Madje, Kurti, shtoi se çdo qeveri në një shtet Demokratik, është një Qeveri e përkohshme për një apo dy mandate. Dhe si të tilla, ato s’kanë të drejtë të sjellin vendime historike që mund t’a dëmtojnë Republikën./VR/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat