Hyseni: Prioritet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Kosova

Hyseni: Prioritet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 20:02

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni po qëndron për një vizitë në Washington, ku ka vizituar edhe zyrat e FBI-së.

Ai në një lidhje direkte me telefon në lajmet qëndrore të RTK-së, deklaroi se kanë pasur takime shumë të mira në departamentin e drejtësisë, konkretisht në departamentin e sigurisë së atdheut.

Hyseni tha se vëmendje i është kushtuar bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit. Ai tha se kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me FBI-në, duke riafirmuar nevojën e bashkëpunimit mes dy vendeve.

"Në situatën që po kalon Kosova dhe vendet e botës me situatën e terrorizmit global është me rëndësi bashkëpunimi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat