Diskutohet Draft rregullorja për organizimin e Qendrës Rinore në Viti

Kosova

Diskutohet Draft rregullorja për organizimin e Qendrës Rinore në Viti

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 14:42

Sot është mbajtur diskutimi publik me nxënësit e shkollave të mesme të Vitisë, lidhur me Draft rregulloren për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Rinore e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Viti.

Gjatë diskutimit, kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pir ka theksuar rëndësinë që ka kjo rregullore, ndërkohë që ka njoftuar me procedurat që duhet ndjekur deri në arritjen finale të aprovimit në Kuvend.

Ndërsa, zv.kryetari i komunës Hasan Aliu ka thënë se kjo rregullore është një dokument shumë i rëndësishëm që tregon fushë veprimtarinë e Qendrës Rinore.

“Kabineti i kryetarit Haliti është i përkushtuar që brenda mundësive të krijojë hapësira për një funksionim sa më të mirë, por edhe të organizojë jetën rinore në komunën e Vitisë”, ka thënë Aliu.

Nxënësit e pranishëm në këtë diskutim u njohën me draft rregulloren përmes prezantimit që e bëri zyrtari për Rini e Sport Emrush Azemi, kurse nxënësit më pas dhanë edhe propozimet dhe sugjerime të cilat do të inkorporohen në këtë rregullore, para se të hyjë në procedurat për miratim./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat