​Në shkollat e Prishtinës nga tash mbeturinat do të riciklohen

Kosova

​Në shkollat e Prishtinës nga tash mbeturinat do të riciklohen

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 14:36

Shkolla 9 vjeçare “Hasan Prishtina” në kryeqytet është përfituese e një projekti të organizatës gjermane GIZ, e cila në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe organizatës GAC, do të fillojnë riciklimin e mbeturinave.

Por jo vetëm kjo shkollë do të jetë e përfshirë në këtë proces.

Mbeturinat nga sot do të riciklohen në të gjitha shkollat e Prishtinës.

Nëpërmjet këtij procesi komuna e Prishtinë së bashku me donatorët synojnë që mbeturinat pas riciklimit të përdoren sërish.

Nëpërmjet këtij projekti ata synojnë që të ndikojnë gjithashtu edhe në kulturën e nxënësve për ruajtjen e ambientit.

Drejtoresha në Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë, Arbërie Nagavci tha se të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës do të pajisen me shporta ricikluese të cilat do të vendosen në oborre të shkollave, korridore si dhe nëpër klasa.

Ajo gjithashtu tha se kjo do të sjell përfitime të dy anshme.

Nagavci: Përfitimi është i dyanshëm

“Me përfaqësues të GIZ- it dhe përfaqësues të organizatës GAC bëjmë promov imin e projektit për shportat ricikluese në të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës do të pajisen me shporta ricikluese të cilat janë të vendosura në oborre, korridore dhe klasa.... Pra përfitimi është i dy anshëm, në njërën anë do të punohet drejtë për drejt në vetëdijesim të nxënësve, fushatat veç kanë filluar prej vitit të kaluar dhe në anën tjetër do të ndihmohen “Klubet e Gjelbra” të shkollës nëpër mjeteve që do të sigurohen nga mbeturinat që do të riciklohen”, tha ajo.

Drejtuesi i organizatës gjermane GIZ, Kai Hoffman, tha se ky projekt është realizuar në 42 objekte të ndryshme dhe jo vetëm në Prishtinë por edhe në komunat tjera të Kosovës.

Ai, theksoi se ndarja e mbeturinave të riciklueshme do të filloj të bëhet edhe nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës.

Ai ka përmendur se me anë të këtij procesi do të hapeshin edhe vende të reja të punës prandaj ai u bëri thirrje institucioneve përkatëse dhe qytetarëve që të japin kontributin e tyre për këtë projekt.

Hoffman: Riciklimi i mbeturinave të filloj edhe nëpër lagje

“Ky projekt është realizuar në 42 objekte të ndryshme dhe ato jo vetëm në Prishtinë por edhe në Komuna të tjera, Gjilan dhe Pejë dhe së shpejti planifikojmë të përfshijmë edhe komunat e tjera siç janë Gjilani, Mitrovica e kështu me radhë........ Dhe ne mendojmë që ndarja e mbeturinave të mos mbetet vetëm në nivel të shkollave fillore por ajo të filloj të bëhet edhe nëpër lagje. Ne e kemi një pilot projekt i cili do ta fillojmë së shpejti në lagjen Dardania që është afër nga këtu dhe mendojmë që së shpejti këtë projekt ta zgjerojmë edhe në Komunën e Gjilanit, Pejës e kështu me radhë........ Dhe nëse kemi një sistem të tillë në Kosovë kjo do të ishte një përparësi shumë e madhe sepse do të ndihmonte edhe në krijimin e vendeve ë punës në nivel të ulët dhe të mesëm si dhe në punësimin e atyre që tani janë të angazhuar në sektorin e mbledhjes së mbeturinave”, tha Hoffman.

Nga ana tjetër kryetari organizatës jo qeveritare GAC Lorik Muçaj, i cili kishte drejtuar këtë projekt tha se nëpërmjet riciklimit të mbeturinave do të mund të ketë edhe benifite financiare prej të cilave shpreson se do ti ndihmoj “Klubet e Gjelbra” që ti shtrijnë aktivitet e tyre jashtë mësimit.

Muçaj: Riciklimi i mbeturinave do të sjell edhe benifite financiare

“Duhet të veçoj që me ndarjen e mbeturinave të riciklueshme jo vetëm që zvogëlojmë sasinë e mbeturinave që përfundojnë në deponi, ne gjithashtu mundësojmë gjenerimin e përgjithshëm e fondeve financiare për klubet e gjelbra. Këto klube me ato mjete zhvillojnë aktivitete jashtë mësimore të cilat i ndihmojnë pasurimin e jetës së tyre të përditshme”, tha ai

Ndarja e mbeturinave të riciklueshme dhe atyre të pa reciklueshme bëhet nëpërmjet disa shportave në të cilat hidhen mbeturinat e riciklueshme të cilat pritet të të blihen nga një kompani nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat