Demolli dhe Bekiroglu, bisedojnë për bashkëpunim ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë turke

Kosova

Demolli dhe Bekiroglu, bisedojnë për bashkëpunim ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë turke

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 14:16

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli gjatë qëndrimit në Turqi vizitoi Kolegjin e Luftës të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Gjatë vizitës tre ditore në Republikën e Turqisë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli zhvilloi një takim të veçantë me komandantin e Kolegjit të Luftës të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjenerallejtënant Tahir Bekiroglu.

Demolli fillimisht e ka falënderuar gjeneralin Bekiroglu për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë po jep për FSK-në në shumë fusha, sidomos në fushën e arsimimit të kadetëve të FSK-së në Akademitë Ushtarake të Turqisë.

Ministri Demolli dhe gjenerali Bekiroglu biseduan edhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, si dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë.

Nga ana e tij, komandanti i Kolegjit të Luftës, gjenerallejtënant Tahir Bekiroglu, premtoi ndihmën e tij për sa i përket edukimit dhe arsimimit të kadetëve të FSK-së në shkollat ushtarake të Turqisë.

Gjithashtu ministri Demolli takoi edhe gjeneral majorin Hasan Nevzad nga Instituti Strategjik Kërkimor, si dhe kadetët e FSK-së të cilët po shkollohen në Turqi.

Ndërsa në Qendrën e Korpusit të 3-të të Ushtrisë dhe Komandës së Zbarkimit të Shpejtë të NATO-s, ministri Demolli u prit nga gjeneral majori Tayyor Sungu, i cili e njoftoi Demollin me misionin e kësaj qendre. Më pas, ata diskutuan lidhur me shkëmbimin e përvojave edhe në fushën e stërvitjeve.

Në të gjitha takimet që pati ministri Demolli në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Republikës së Turqisë mori përkrahje për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të dy institucioneve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat