Teuta Ibrahim Rugova kishte dyert e hapura në Washington

Kosova

Teuta Ibrahim Rugova kishte dyert e hapura në Washington

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 16:48

Në aktualitetin tonë të pistë politikë shpesh ndodh që disa ngjarje në dukje jo aq me rëndësi, e në realitet fortë me kuptim e domethënie, të mbesin të pa shënuara. Por ne si gazetarë duhet të jemi aktual dhe mos të lejojmë që ngjarje të tilla të mos plasohen në opinion.

Ngritja magjike në vitet e 80 të shekullit të kaluar të Njeriut që do bënte historinë shqiptare, që do ishte drita më e shndritshme në natën shekullore nën pushtime sllave Dr. Ibrahim Rugovës, ishte edhe ngritja deri në aleancë mishëruese në mes shqiptarëve dhe SHBA së.

Këto ditë mu e bija e Ibrahim Rugovës, themeluesit të Republikës së Kosovës , Teuta Rugova ishte pjesë e delegacionit nga Kosova të ftuar nga zyra e Presidentit amerikan Obama për pjesëmarrje në Festën amerikane „ Lutjet e Mëngjesit Kombëtar“ bashkë edhe me deputetin e adhuruar nga LDK ja Z. Armend Zemaj.

Në shikim të parë dikush do thoshte, po diçka e zakonshme qe sa vite, por e vërteta qëndron edhe dikund tjetër, kjo vizitë ishte diçka specifike sidomos për deputeten ma të re të Kosovës, bijen e Ibres Teuta Rugova. Në Washington Teuta ishte një yll disi ndryshe nga gjitha delegacionet që me vite të tëra ishin në këtë Festë nga Kosova. Në përcjellje të mrekullueshme nga shqiptari, njeriu besnik i Presidentit Rugova Z. Elmi Berisha.

Disa figura të njohura shumë dhe figura kyqe që ishin miqtë të Rugovës dhe mbarë Kosovës kishin shprehur vullnetin që të takonin të bijën e Rugovës Teuta Rugova, dhe kuptohet se aty gjithnjë afër ishte Z. Elmi Berisha e në disa takime edhe Armend Zemaj. Në nji bisedë të shkurtër që zhvillova me Teuten, u interesova që të thotë diç shkurt rreth këtyre takimeve që kanë rëndësi edhe për ecjen politike të Teutës.

Zonja Teuta tha se: „ ishin vërtet emocionuese takimet, ngase në gjitha bisedat prekej afria që kishte krijuar Presidenti Rugova me figurat ma eminente të SHBA së, sidomos takimet me mikun e madh të të gjithë shqiptarëve Z. Eliot Engeel-Senator ishin shumë të hapura, dhe miqësore gati familjare. Takimi me Lt. Gen. Claude M. Kicklighter commanded the US Army, Pacific (Western Command) njiherit mik i madh I President Rugovës ishte shumë domethënës dhe me rëndësi e ku prezent ishte dhe Z. Armend Zemaj.

Ne gjitashtu me Armendin takuam edhe Prof.Dr. Josef Höchtel.

Deputet i Parlamentit Austriak, dhe mik i ngushtë me dekada i Presidentit Rugova. Takime kishim edhe me disa kongresmen e senator si Kevin Brady- Kongresmen (republikan) Steve Womack- Kongresmen (republikan) Kongresmenin Republikan nga Nebraska, zt. Jeff Fortenberry, takime këto që do mbesin në kujtesë, dhe ku tema ishte Kosova dhe përkrahja e madhe që vazhdon nga SHBA ja për Kosovën dhe të ardhmen” thotë ndër të tjera Zonja Teuta Rugova.

Nga e gjitha kjo del kuptimi se vulosja e aleancës Kosovë- SHBA që e vendosi Rugova vazhdon, apo si e la ai VULËN: “Kosova e pavarur, dhe në miqësi të përhershme me mikun tonë të fortë SHBA në”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat