Dështon mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së (Foto)

Kosova

Dështon mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së (Foto)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 12:09

Ka dështuar raportimi i drejtorit të Inteligjencës, Agron Selimaj, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë. Në këtë mbledhje, Selimaj është dashtë të jap shpjegime për gjendjen e sigurisë në vend.

Mbledhja dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, mungesë kjo e opozitës, e cila po bojkoton mbledhjet e komisioneve, dhe e zëvendëskryetares Duda Bajle, e cila ka njoftuar deputetët se nuk mund të marrë pjesë në komision, meqë ka probleme shëndetësore.

Javën e kaluar, Komisioni për mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë, ka kërkuar nga ky agjension që të dërgoi ndonjë zyrtar për të raportuar në komision për gjendjen e sigurisë në vend, pas disa incidenteve të fundit në vend.

Arrestimi i katër personave te Manastiri i Deçanit, eksplozivi në xhaminë në Drenas, si dhe gjendja e sigurisë në përgjithësi, janë pikat që komisioni pati kërkuar shpjegime nga AKI.

Deputetët kanë konsideruar se për gjendjen e sigurisë në vend po informohen nga mediat, andaj është i nevojshëm raportimi.

Për këtë mbledhje raportimi i drejtorit të AKI-së ka qenë pika e vetme e rendit të ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat