Jagxhillar: Gjatë kësaj jave liderët takohen sërish

Kosova

Jagxhillar: Gjatë kësaj jave liderët takohen sërish

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 23:48

Liderët e partive politike pritet të takohen prapë gjatë javës.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), njëherësh përfaqësuesi i Grupir 6+ në Kuvendin e Kosovës, Mahir Jagxhillari, i cili ishte pjesë e takimit të ftuar nga Presidentja me liderët e tjerë politik, ka bërë me dije se gjatë kësaj jave sërish pritet të ketë takim të liderëve të partive politike, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për krizën politike.

Ai ka vlerësuar se këtë krizë mund ta zgjidhë vetëm dialogu ndërmjet spektrit politik dhe, sipas tij, nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme meqë janë disa procese të rëndësishme të cilat duhet të përfundohe. Jagxhillari ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke thënë se Thaçi e ka mbështetjen e koalicionit qeverisës për t’u bërë president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat