Njeriu që dhuroi mbi 12 litra gjak...

Kosova

Njeriu që dhuroi mbi 12 litra gjak...

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 16:06

I madh e i vogël e njohin në Gjilan e më gjerë Ramadan Kryeziun, pjesëtarin e Policisë së Kosovës në Gjilan. Ai ka hyrë në 64 vitet jetës. Edhe në këtë moshë të shtyrë, ai nuk “dorëzohet”, por njerëzve u bënë mirë. U dhuron gjak. Ai për këto vite, ka dhuruar 12 libra gjak. Kjo e bën që ai të jetë “personazh” i qytetit ku jeton.

Prandaj, qytetarët ate e njohin si dhurues të gjakut, lëngut më të shtrenjtë të njeriut. Edhe Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Gjilan, Ramadan Kryeziu e ka bërë si shtëpi të dytë të tij. Pse jo? Sa herë ankohet ndonjë qytetar se ka nevojë për gjak, Ramadani pa hezitim lajmërohet në mënyrë vullnetare dhe dhuron gjak. Pra, është gjithmonë i gatshëm të dhurojë gjak për ata qytetarë që e kanë jetën në rrezik apo tjetër.

”Po, shton Ramadan Kryeziu, - unë posedoj mjaft gjak. Bile, sa herë kam dhënë gjak, e kam ndjerë vetëm më të relaksuar dhe më të lehtë. Jam mësuar të bëj mirë kur ka nevojë. Bile, tek unë nuk është bindja se kujt po i dhuroj, por ku ka nevojë pa dallim në njerëz. Po e ndjej vetën mirë kur po i ndihmoj akcilit njeri, i cili, pasi e ndohmoj, më falenderon shumë për këtë gjest timin human e njerëzor. Kjo është mundësia ime. S’ka më ndershëm e humane se ta shpëtosh njeriun kur është në rrezik jete. Ai thotë se, përë këto vite, ai ka dhuruar 45 herë gjak. “Kjo është e vërtetë dhe jam krenar për këtë që bëj, sepse kam arritur t’i shpëtojë tri jetë njerëzish. Ishte rasti i një gruaje dhe dy binjakëve, ku, gjatë lindjes, gruaja ka pasur gjakderdhje.

I kam dhuruar edhe një koleges sime, e cila mu ka falenderuar shumë. Por, kama dhuruar edhe sa e sa të tjerëve, të cilët s’po dua ti zë me emër. Kryesore, kjo ishte mundësia ime.” Ramadan Kryeziu, pjesëtar i Policisë së Kosovës në Gjilan, thotë se, të dhurosh gjak, do të thotë, ta shpëtosh një njeri apo t’ia zgjatësh jetën dikut më shumë. “Nuk ka gjë më humane se ta shpëtosh njeriun kur është në rrezik kur i mungon gjaku apo ka gjakderdhje. Unë e besoj në vete dhe, kjo më ka shtyrë ta ndihmoj popullin tim, ai i cili ka nevojë për një pikë gjak”. Ramadan Kryeziu është edhe lexues i pasionuar i gazetave. Sidomos, ai eshte lexues i rregull i gazetës kombëtare “Bota sot”.

Ai thotë se, nuk më shkon dita pa lexuar. Kjo ishte hobi i tij i dytë i tij në jetë. Por, mbi të gjitha, ai është njeri human që dhuron gjak njerëzve që kanë nevojë. Në fund i shtuam një: “Të lumtë, z. Kryeziu!”/ Tefik Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat