Bashota: Dje isha duke mjekuar syrin, nuk dija për bastisjet

Kosova

Bashota: Dje isha duke mjekuar syrin, nuk dija për bastisjet

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 20:36

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, të cilit dje iu bastis shtëpia dhe komuna, duke komentuar ngjarjet e djeshme, tha se ai nuk ik nga drejtësisë, ndërsa ka thënë se gjatë bastisjeve ai nuk ka qenë në dijeni pasi ka qenë duke mjekuar syrin e tij të djathtë.

“As që kam pas dijeni se PK është në zyrat komunale. Kam pas termin për të kontrolluar syrin e djathtë. Kam dëgju shumë vonë. Ishte ditë e zakonshme për mua, ishte normale”, tha Bashota për transmetuesin publik.

Bashota tha se nuk ik nga drejtësia dhe do të përballet me të.

Ndërsa, ka thënë se shumica e Prokurorëve të shtetit janë të korruptuar.

Ai tha se sot gjatë ditës ka marrë ftesën nga Policia që i kërkoi që me datën 9 shkurt të paraqitet në stacion policor.

“Thënë të drejtën as që kamë qenë në dijeni se kanë hyrë në zyre komunale, se atë ditë kam pasë një termin tek mjeku për ta kontrolluar syrin e djathtë. Nuk ka qenë bastisje e nevojshme me këtë pompozitet, pasi që dokument janë transparente, në ueb-faqe. Nuk ka pasë nevojë të bëhet kjo zhurmë e madhe”, ka thënë ai.

Bastisjet e bëra ndaj tij nën dyshimet për keqpërdorime, Bashota i quajti tendencioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat