Nëndega e AAK-së në Kaçanik i bashkohet PDK-së

Kosova

Nëndega e AAK-së në Kaçanik i bashkohet PDK-së

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 18:06

Partia Demokratike e Kosovës është duke vazhduar takimet me anëtarësinë e saj nëpër komuna.

Në vazhdën e këtyre takimeve sot zyrtarët më të lartë të kësaj partie janë takuar me anëtarët e saj në Kaçanik, njofton KK.

Me këtë rast, zëdhënësi i degës së AAK-së në këtë komunë, Qazim Ademi ka thënë se kanë vendosur që si grupim t’i bashkohen PDK-së.

Vetëm sot Ademi tha se kanë marrë rreth 50 libreza të anëtarësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat