​Rexhep Selimi: Mos të mendojnë se na kanë urtu

Kosova

​Rexhep Selimi: Mos të mendojnë se na kanë urtu

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 16:09

Derisa deputetët e pozitës janë duke mbajtur seancën e rregullt, ata të opozitës janë shpërndarë, e disa nga edhe janë arrestuar.

Haxhi Shala dhe Ismajl Kurteshi janë ndaluar nga Policia.Mirëpo opozitarët nuk do të bëjnë asnjë veprim vetëm sonte.

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi tha se Qeveria mos të mendojë se me këto veprime do të na ndalin.

“Mos të mendojmë se na kanë urtu”, tha Selimi për KP. Sopas tij Qeveria nuk iu ka lënë zgjidhje tjetër përveç rrugës.

Madje sipas Selimit qeveritarët mos të mendojnë se kanë arrestuar disa deputetë e i ndalojnë ata në qëllimet e tyre.

“Kemi njerëz më shumë se sa ka burgje Kosova dhe Serbia bashkë. Ne jemi bashkë dhe bashkë do të shkojmë deri në fund”, tha Selimi.

Ai qartësoi se nesër opozita do të marr një vendim për hapat e mëtutjeshëm. Sa I përket seancës e cila po mbahet Selimi tha se “nuk do ta gëzojnë atë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat