Daut Maloku rizgjedhet kryetar i Partisë së Gjelbërve (Foto)

Kosova

Daut Maloku rizgjedhet kryetar i Partisë së Gjelbërve (Foto)

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 16:38

Partia e të Gjelbërve të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e VI të rregullt zgjedhor, me ç’rast është zgjedhur kryesia e re prej 15 anëtarësh, si dhe është rizgjedhur kryetar i partisë, Daut Maloku.

Në këtë Kuvend u tha se për një subjekt politik të profilizuar si subjekt ambientalist në rrethanat konfliktuoze të Ballkanit, mbijetesa ende mbetet shumë e vështirë, për shkak të demokracisë së brishtë, tranzicioneve të stërzgjatura si dhe mentalitetit të vjetër.

Duaut Maloku, kryetar i Partisë së Gjelbër e filloi kuvendin me një minutë heshtje në nderim të viktimave të terrorizimit në Paris. Ai tha se duhet nderuar edhe dëshmorët e kombit dhe martirët e luftës tonë.

Malokuka potencuar se për një subjekt politik është shumë e vështirë mbijetesa në rrethana ballkaniket, si pasojë e demokracisë së brishtë.

“Partia e të gjelbërve të Kosovës në këtë shtator të vitit 2015 mbush 24 vite të punës dhe ekzistencës së saj në skenën politike dhe ambientalistetë Kosovës. Për n jë subjekt politik ambientalist të profilizuar akoma mbetet shumë vështirë mbijetesa në rrethanat ballkanike konfliktuoze, në demokraci të brishtë ku tranzicionet tejzgjaten, si dhe me mentalitetin e vjetër bënë që resurset edhe vlerat mjedisore të konsiderohen të askujt, për ti mbrojtur ato edhe të gjithë secilit për ti shfrytëzuar ato” tha ai.

Ai shtoi sePGJK po aspirondrejt integrimit për të moderuar kahjen e zhvillimitqë në zhargonin modern të quhet reprefilimi i progresit.

“Por bota demokratike, ku ne aspirojmë të integrohemi, i kupton vlerat, madje edhe rreziqet që i kanosen këtyre vlerave sot në nivel lokal dhe atë global, dhe po bëhet përpjekje e vazhdueshme për të moderuar kahjen e zhvillimit që në zhargonin modern quhet reprefilimi i progresit” tha ai.

Në fund ai është rizgjedhur edhe për një mandat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat