Ahmeti: Të zotohemi për Republikën e kombin

Kosova

Ahmeti: Të zotohemi për Republikën e kombin

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 12:05

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që me 28 Nëntor të bëhet zotim për punë me gjithë qenien për Republikën e për kombin.

Ky është statusi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Me 28 nëntor në frymën e patriotëve le të zotohemi të punojmë me gjithë qenien tonë për Republikën e Kosovës dhe gjithë kombin shqiptar.
Jo se jemi më të mirë se të tjerët, por se duam të jemi të barabartë me të tjerët!
Jo se jemi superiorë ndaj të tjerëve por se duam të mos jemi inferiorë ndaj të tjerëve!
Jo se duam të pushtojmë, por se nuk duam të nënshtrohemi!
Jo se duam jetë te luksit, por se duam jetë me dinjitet!
Të përulemi para dëshmorëve, e të ngrisim kokën kundër së keqës.
Të shërbejmë e dëgjojmë qytetarët, e të luftojmë kriminelët!
Të rrisim mirëqenien, e të zhdukim varfërinë!
Të rrisim zhvillimin, e ta zhdukim korrupsionin!
Të solidarizohemi e bashkohemi, e të mos ndahemi e përçahemi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat