Partia e Drejtësisë uron 28 Nëntorin

Kosova

Partia e Drejtësisë uron 28 Nëntorin

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:07

Partia e Drejtësisë dhe lideri i saj, Ferid Agani, ka uruar të gjithë shqiptarët dhe krerët e institucioneve të shtetit shqiptar me rastin e shënimit të 103 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo ditë e shënuar për të gjithë ne, ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar. Me krenari të madhe dhe besim të plotë urojmë që këtë ditë ta kremtojmë në paqe dhe të ardhme më të mirë për shqiptarët kudo që jetojnë.

Kjo ditë historike jo vetëm që ka lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve, por shërben edhe si udhërrëfyese për një unitet sa më të madh brenda shqiptarë, duke kultivuar vlerat e mirëfillta kombëtare dhe demokratike.

Kjo festë duhet të na shërbejë edhe si kujtesë për të gjithë dëshmorët e kombit, për sakrificën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë, por edhe familjet e tyre, duke u solidarizuar dhe bashkë ndarë gëzimin por edhe dhimbjen me ta.

Por nuk duhet harruar se kjo datë lidhet edhe me ditëlindjen e Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, prandaj kemi më shumë se një arsye që të gjithë ne si komb, më 28 Nëntor të festojmë nën flamurin kuq e zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat