Opozita: Republika e Kosovës nuk është e ndashme, nuk mund të falet territori i saj (Video)

Kosova

Opozita: Republika e Kosovës nuk është e ndashme, nuk mund të falet territori i saj (Video)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:23

(E plotësuar) Tre liderët e partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Nisma për Kosovën, kanë mbajtur takimin e fundit para manifestimit të ditës së nesërme që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të diskutuar lidhur me aktivitetet e opozitës të zhvilluara nëpër terren.

Pas përfundimit të takimit të tre liderët, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, kanë thënë se nesër gjithçka do të shkoj mirë.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se nesër do të manifestohet për kundërshtimin ndaj marrëveshjeve atë të Asociacionit të Komunave Serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi, siç tha ai marrëveshje këto të cilat po e rrezikojnë dhe po e dëmtojnë Republikën e Kosovës.

Ymeri thotë se kërkesa e të gjithë qytetarëve, në manifestimin nesërm do të jenë që Republika e Kosovës është e pacenueshme, dhe se territori i saj nuk mund të falet.

Ymeri: Republika e Kosovës nuk është e ndashme, nuk mund të falet territori i saj

“Do të bashkohemi në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në Prishtinë për ta manifestuar kundërshtimin tonë ndaj marrëveshjev e por njëkohësisht për të manifestuar, që është më e rëndësishme aspiratën tonë dhe mbrojtjen tonë të Republikës së Kosovës që po e dëmtojnë dhe rrezikojnë këto marrëveshje. Prandaj, nesër të gjithë qytetarët e Republikës që do të vijnë në shesh do ta kenë një kërkesë dhe një porosi të qartë dhe ajo është që Republika e Kosovës është e pacenueshme, Republika e Kosovës nuk është e ndashme, dhe territori i Republikës së Kosovës nuk mund të falet”, tha Ymeri.

Lideri i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj, tha për media se ky takim është i fundit para takimit të manifestimit të opozitës që do të mbahet nesër në festën e 28 Nëntorit.

Limaj ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë lojën e diskutimeve të supozuara dhe të sillen si burrë shtetas, pasi siç thotë ai këto blofe të Qeverisë po i kuptojnë edhe fëmijët.

Sipas tij Qeveria po i frikësohet qytetarëve.

Limaj:Qeveria të ndalë lojën e diskutimeve, ata nuk mund ta frikësojnë qytetarin

“Ne sot jemi në vazhdën e takimeve normale, është takimi i fundit para manifestimit, që do ta kemi nesër. Bashkëbiseduam dhe u konsultuam për aktivitetin që kanë bërë njerëzit tanë nëpër terren. Gjithashtu, shfrytëzojmë rastin që t’i bëjmë apel Qeverisë së Kosovës të ndërpresë këtë lojën , e ashtu quajturve diskutimeve të supozuar sepse tashmë edhe çdo fëmijë po e kupton që këto blofe të rrejshme sepse ata po frikohen vetëm prej qytetarëve, sepse këta nuk mund t’i frikësojnë qytetarët më tutje, të fillojnë të sillen si burrë shtetas”, tha Limaj.

E lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me aktivitetet e opozitës gjithçka ka shkuar mirë, dhe se nga dita e nesërme Kosova do të stabilizohet. Haradinaj k a uruar shqiptarët për festën, duke ftuar qytetarët që nesër të festojnë të gjithë së bashku.

Haradinaj: Nga nesër do të stabilizohet Kosova

“Gjithçka ka shkuar mirë në përgatitjet për nesër. Besoj edhe moti, pak borë që ka rënë sot, e dimë që pas bore stabilizohet moti , ne mendojmë që pas ditës së nesërme do të stabilizohet edhe Kosova. Pra nesër do të jemi në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në ora 14:00, urime festa shqiptarë dhe të festojmë së bashku nesër”, thotë Hardinaj.

Ndërsa, lidhur me paralajmërimet për bomba në disa lokacione të Prishtinës gjatë ditës së sotme Haradinaj tha se “këto janë përralla me mbretër”.

Haradinaj: Lajmi për bombat, përrallë me mbretër

Këto përrallat me mbretër. Besoni se ne jemi në komunikim nëpër Kosovë, janë kolegët, ështà « një tallje me këto lajme, do kolegë më thanë ‘përralla me mbretër’. Përpara përrallat e fëmijëve i kanë ndërtuar me mbretin, pra përralla me mbretin”, tha Haradinaj.

Edhe në konferencën e sotme që mbajtën tre liderët e partive opozitare, u tha se manifestimi do të jetë paqësor. Ata madje kanë thënë se 1 mijë persona janë angazhuar për ruajtjen e rendit.

Të tre liderët janë takuar në selinë e Nisma-s për Kosovën në lagjen Pejton, ku brenda zyrës, ku u mbajt takimi nuk janë lejuar gazetarët e as kameramanët që të marrin pamje.

Përfundon takimi i liderëve opozitarë: Nesër gjithçka do të shkojë mirë

Ka përfunduar takimi i tre liderëve opozitarë që është mbajtur në selinë e Nismës në lagjen Pejton.

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj tha se ky takim ka qenë në vazhdën e takimeve, dhe se në të është diskutuar për aktivitetet e opozitës në teren.

Limaj i ka bërë apel zyrtarëve të Qeverisë që të sillen si burrështetas.

Ndërsa kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se nesër do të bashkohen për të kundërshtuar marrëveshjet dhe aspiratat e popullit dhe se Republika e Kosovës është e pacenueshme dhe se territori i Kosovës nuk falet.

Kurse lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha se pas ditës së nesërme do të stabilizohet Kosova.

Ai përsëriti se paralajmërimet për bomba në disa vende të Prishtinës gjatë ditës së sotme se janë “përralla të mbretërve”.

Tre liderët opozitarë deklaruan se manifestimi i nesërm do të shkojë mirë.

​Haradinaj: Alarmet e sotme për bomba, përralla me mbret

Liderët e tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK e NISMA janë duke e mbajtur konferencën e fundit për media në selinë e Nismës, para marshit të nesërm të paralajmëruar për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.

I pyetur për alarmet e rrejshme për bomba në zinxhirin e marketeve”Vviva Fresh Store”, Haradinaj ka thënë se” këto janë përralla me mbret dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me to.”

Haradinaj ka thëne se kanë ardhur për të përmbyllur përgatitjet e fundit për ditën e nesërme.

Po ashtu lideri i AAK-së ka thënë se dëshirojnë të jenë bashkë nesër, duke uruar qytetarët për festën e 28 Nëntorit.
Fillon takimi i liderëve të opozitës në selinë e Nismës

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, liderët e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj e kanë nisur takimin në selinë e Nismës për Kosovën.

Liderët opozitar takohen në orën 17:00

Liderët e tri partive opozitare VV, AAK e Nisma do të mbajnë takimin përmbyllës lidhur me manifestimin e nesërm “Manifesto për Republikën”.

Burime brenda opozitës, i kanë thënë Indeksonline se takimi mbahet sonte në orën 17:00 në selinë e Nismës.

Manifestimi i opozitës me moton “Manifesto për Republikën” do të fillojë nesër në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Ndërkaq ende nuk është bërë e qartë pjesëmarrja e tre deputetëve të Vetëvendosjes që gjinden në arrati në këtë manifestim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat