Shpend Ahmeti llogaritë protesten se do të zgjasë tri orë

Kosova

Shpend Ahmeti llogaritë protesten se do të zgjasë tri orë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 09:56

Shpend Ahmeti ka publikuar aktivitetet e Komunës së Prishtinës për 28 Nëntor, kur edhe do të mbahet protesta e Opozitës.

Kështu, Kryetari i Kryeqytetit s’ka paraparë të ndodh asnjë aktivitet prej orës 14 kur nis protesta e deri në orën 17. Ndërkaq, prej orës 17 deri në 23, është paralajmëruar se do të ketë program artistik.

Tri partitë opozitare VV, Nisma dhe AAK kanë paralajmëruar se nesër, me 28 nëntor do të mbajnë një marsh paqësorë në sheshin “Zahir Pajziti”.

Liderët e opozitës, njëzëri kanë ftuar qytetarët që t’u bashkohen në atë që e quajnë manifestimi i parë i opozitës së bashkuar më 28 Nëntor për kundërshtimin e marrëveshjeve të kontestueshme. Thonë se janë të sigurt se manifestimi do të jetë i qetë dhe festiv.

Opozita ka treguar se zyrtarisht ky marsh do të nis nga ora 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat