Ahmeti: 28 Nëntori vlerë dhe pasuria më e çmuar

Kosova

Ahmeti: 28 Nëntori vlerë dhe pasuria më e çmuar

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 09:55

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar qytetarët e kësaj komune me rastin e festës së 28 Nëntorit, 103 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar si dhe Ditës së Flamurit.

Në urimin e Ahmetit thuhet se Dita e 28 Nëntorit është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar.

Po ashtu, thuhet së është vlerë dhe pasuria më e çmuar që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti, për gjatë gjithë historisë, për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë.

“Qytetarë të nderuar të Komunës së Lipjanit, në emrin tim personal, dhe në emër të gjithë institucioneve Komunale të Lipjanit, ju uroj festat e Nëntorit, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë si dhe Ditën e Flamurit”, ka thënë kryetari Ahmeti.
Dita e “ 28 Nëntorit, është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Është vlerë dhe pasuria më e çmuar që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti, për gjatë gjithë historisë, për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë”.
Prandaj duke dashur e rrespektuar vlerën e kësaj date të shënuar, të reflektojmë përgjegjshëm në t’tashmen dhe përgjithnjë në interes të së përgjithshmes, në interes të shtetit e kombit. Uroj që nëntorët e viteve në vijim, kombin shqiptarë ta gjej më të zhvilluar ekonomikisht, të prosperuar e integruar në familjen e shteteve të kombeve të zhvilluara europiane e përendimore, ka thënë, ndër të tjera Kryetari Ahmeti, përderisa po uronte qytetarët lipjanas.
Gëzuar festa !”, thuhet në urimin e Ahmetit./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat