Bizneset nga Emiratet Arabe të interesuar për të investuar në Kosovë

Kosova

Bizneset nga Emiratet Arabe të interesuar për të investuar në Kosovë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 20:11

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, priti në një takim pune ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Kosovë, Hafsa Abdulla Mohammed Al Ulama.

Zëvendësministri Selimi falënderoi ambasadoren Hafsa Abdulla Mohammed Al Ulama për mbështetje e gjithmbarshme të EBA-s dhënë Kosovës, e posaçërisht për lobimin për rritjen e numrit të vendeve që kanë njohur Kosovën, si dhe për votën pro kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Selimi dhe Al Ulama biseduan për nënshkrimin e marrëveshjeve për promovim të investimeve, eliminimin e taksave të dyfishta dhe heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit.

Në takim u diskutua edhe për një vizitë bilaterale të zëvendëskryeministri Thaçi në Abu Dhabi, ku edhe do të nënshkruheshin marrëveshjet e sipërpërmendura.

Ambasadorja Hafsa Abdulla Mohammed Al Ulama përgëzoi zëvendësministrin Selimi për të arriturat që ka shënuar vendi, përfshirë edhe nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian dhe konfirmoi interesimin e biznesmenëve nga EBA që të investojnë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat