​Rama: FSK synon të jetë pjesë e kontributit dhe paqes në botë

Kosova

​Rama: FSK synon të jetë pjesë e kontributit dhe paqes në botë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 13:01

(E plotesuar) Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, u prit në takim nga shefi i shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneral-nënkolonel, Metodija Veliçkovski.

Komandanti I FSK-së në Shkup u prit nga Garda Ceremoniale e ushtrisë së Maqedonisë, ku pastaj zhvilloi një takim me Shefin e Shtabit të kësaj ushtrie.

Ata u pajtuan që bashkëpunimi mes të dy vendeve, përkatësisht të dy forcave të armatosura të vazhdojë edhe më tutje, e edhe të rritet, veçmas në trajnime, shkollime, mjekësi e pjesëmarrje në iniciativa rajonale.

Rama, pas takimit, në konferencën e mbajtur për shtyp, tha se synim i FSK-së është të jetë pjesë e të gjitha iniciativave rajonale, që siç tha ai, kjo është në të mirën e të gjitha vendeve.

Rama: Do të vazhdojmë bashkëpunimin

“Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë, dhe diskutuam edhe me gjeneralin që edhe në të ardhmen ta zgjerojmë këtë bashkëpunim dhe të ndajmë eksperiencat që i kanë shteti maqe donas. Duke filluar prej iniciativave regjionale që i ka shteti i Maqedonisë. Kërkuam të na përkrahin me këto iniciativa sepse qëllim dhe synim I joni është që të jemi pjesë e të gjitha iniciativave regjionale, sepse kjo është në të mirën e të gjitha shteteve”, tha Rama.

Komandanti i FSK-së tha se diskutuan edhe për mundësinë e shkëmbimit të informacioneve dhe eksperiencave.

Rama: Kemi për qëllim të jemi pjesë e kontributit të paqes

“Po ashtu diskutuam edhe mundësinë e shkëmbimit të informacioneve e eksperiencave sepse qëllimi dhe synimi jonë është që edhe ne të jemi pjesë e kontributit dhe paqes në botë”, tha ai.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, Metodija Veliçkovski, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë me FSK-në.

Velickovski: Bashkëpunimi me FSK-në është i rëndësishëm

“Atë që dua ta theksoj është se ne si dy shtete fqinje duhet të bashkëpunojmë sidomos në çështjen e sigurisë, e veçmas në Forcat e Armatosura. Bashkëpunimi me FSK-në është me rëndësi, fillon me kadetët e rinj, me shkollime, trajnime, në akademinë ushtarake të Maqedonisë dhe poligonin ushtarak, si dhe pjesëmarrjen e FSK-së në trajnime të përbashkëta rajonale. Jemi të gatshëm të ndihmojmë FSK-në në këto pikëpamje”, tha ai.

Komandanti i FSK-së, u prit edhe nga zëvendësministri i Mbrojtës së Maqedonisë, Hilmi Selami, ku në takim mori pjesë edhe zëvendës shefi i shtabit gjeneral-major Muhamet Racaj.

Gjatë ditës së sotme, në Maqedoni, gjeneral Rama vizitoi edhe Akademinë e Mbrojtës dhe Qendrën e Trajnimit për pilot nà « Petrovec.

Komandantët kërkojnë rritje të bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni

Komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama, u prit sot në takim nga shefi i shtabit të ushtrisë së Maqedonisë, gjeneral-nënkolonel Metodija Velickovski.

Ata zhvilluan një takim, ku u pajtuan që bashkëpunimi mes të dy vendeve të vazhdojë e edhe të rritet.

Rama tha se synim i FSK është të jetë pjesë e iniciativave rajonale. Ndërsa shefi i shtabit Velickovski, bashkëpunimin me FSK-në e cilësoi të rëndësishëm dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat