Kryeziu ofertën e fundit të kryeparlamentarit e quan kthesë

Kosova

Kryeziu ofertën e fundit të kryeparlamentarit e quan kthesë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 08:19

Opozita nuk e ka ndërmend të ndryshojë mendje por se a duhet ulur opozita për të shqyrtuar këtë ofertë të kryeparlamentarit dhe a duhet ti kthehet Kuvendit, tha Eqrem Kryeziu.

Veseli, dërgoi mesazhe për opozitën në Kosovë, duke i ftuar ata për të biseduar në Kuvend.

Sipas tij, dy marrëveshjet, ajo për Demarkacionin dhe për “Bashkësinë e Komunave Serbe “ nuk janë të përfunduara.

Opozita nuk e ka ndërmend të ndryshojë mendje por se a duhet ulur opozita për të shqyrtuar këtë ofertë të kryeparlamentarit dhe a duhet ti kthehet Kuvendit z. Eqrem Kryeziu, deklaratën e z. Veselit e ka quajtur deklaratë kthesë duke shtuar se do ti besonte asaj, nuk e përjashtoi mundësinë edhe të mashtrimit.

“Po.Kjo është deklaratë kthesë.Do t’i besoja. Ka mundësi që pozita mashtron, por nuk do të ishte punë e vogël për opozitën po qe se pozita dëshmohet si mashtruese “ ka thënë z.Kryeziu".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat