Haradinaj bën homazhe tek varri i Presidentit Rugova

Kosova

Haradinaj bën homazhe tek varri i Presidentit Rugova

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 08:16

(E plotësuar) Në vigjilje të 28 Nëntorit, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot te varri i presidentit Rugova,Shtatorja e Zahir Pajazit, dhe varrezat e dëshmorëve në Prekaz e Reçak.

"T’i kujtojmë e të përulemi para atyre që jetën ia kushtuan atdheut. Gjithmonë e veçanërisht në festat kombëtare, përulemi me respekt para atyre që jetën ia kushtuan lirisë dhe atdheut. Ndjehemi më të obliguar që t’i falemi veprës së tyre sublime, por edhe më të bindur e më të përcaktuar që t’i përmbushim ato që sot i njohim si amanetet e tyre", shkruan Haradinaj në Facebook.

Gjithmonë e veçanërisht në festat kombëtare, përulemi me respekt para atyre që jetën ia kushtuan lirisë dhe atdheun. Ndjehemi më të obliguar që t’i falemi veprës së tyre sublime, por edhe më të bindur e më të përcaktuar që t’i përmbushim ato që sot i njohim si amanetet e tyre.

Kështu ka deklaruar Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili me bashkëpunëtorë, sot në vigjilje të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, ka bërë homazhe te varri i presidentit Rugova, Shtatorja e Zahir Pajazit, dhe më pas, edhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz e në Reçak.



​Në vigjilje të 28 nëntorit AAK bënë homazhe në disa vende

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në vigjilje të 28 nëntorit do të bëjë homazhe në disa vende.

Haradinaj me bashkëpunëtorë, sot do t’i vizitojë dhe do të bëjë homazhe para shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00.

Pas kësaj Haradinaj do të bëjë homazhe edhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova. Haradinaj do të vazhdojë vizitën e tij në ora 10:0 tek varrezat e dëshmorëve në Reçak, ndërsa në 10:45, vizita e tij është paraparë të zhvillohet në varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat