Mustafa: S’kemi pasur informata për ardhjen e Dikoviqit, ai duhet të dalë para drejtësisë

Kosova

Mustafa: S’kemi pasur informata për ardhjen e Dikoviqit, ai duhet të dalë para drejtësisë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 11:51

Kryeministri Mustafa duke folur për vizitën e Gjeneralit Serb të akuzuar për krime lufte në Kosovë, Dikoviq, ka thënë se Qeveria nuk ka pasur fare informacione në lidhje me ardhjen e tij në Kosovë.

Ai ka thënë se askujt nuk i ka pëlqyer ardhja e tij në Kosovë, pasi që, sipas Mustafës, Dikoviq duhet të dalë para drejtësisë të përgjigjet për krimet që i ka kryer në Kosovë ai dhe njësia e tij.

Mustafa ka thënë se ardhja e tij dhe po ashtu marrëveshja e nënshkriar me KFOR’in, janë bërë me komunikim të drejtpërdrejtë të KFOR’it me Serbinë dhe se ardhja e tij është aprovuar nga NATO.

Këto komente, Mustafa i ka bërë në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur në Qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat