Raportim publik për zbatimin e masave nga Plani i integritetit të Prishtinës

Kosova

Raportim publik për zbatimin e masave nga Plani i integritetit të Prishtinës

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 08:10

Komuna e Prishtinës do të organizojë sot seancën e raportimin të parë publik para qytetarëve dhe shoqërisë civile rreth zbatimit të masave të Planit për Integritetit, hartuar dhe miratuar nga Komuna e Prishtinës në korrik të vitit 2014.

Sipas komunikatës, Plani i Integritetit i Komunës së Prishtinës, përmban masat për rritjen e transparencës dhe minimizimin e rreziqeve të korrupsionit në kuadër të Komunës. Ky plan është hartuar nga zyrtarët e lartë të Departamenteve të Komunës dhe nga Agjencia Kundër Korrupsion. Hartimi i Planit është mbështetur nga Projekti i UNDP-së Anti-Korrupsion në Kosovë dhe financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë.

Komuna e Prishtinës, bashkë me Komunën e Gjakovës kanë përfunduar Planin e Integritetit, ndërkaq së fundi, janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Kryetarët e Komunave të Gjilanit, Graçanicës, dhe Mamushës.

Zbatimin e këtyre masave do ta monitorojnë vetë qytetarët dhe shoqëria civile ku gjatë seancave të raportimit, do të kenë mundësi për të shtruar pyetje dhe kërkojnë sqarime.

Seanca e raportimit do të mbahet në ndërtesën e re të Kuvendit Komunal në lagjen Arbëria, me fillim në ora 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat