​AAK kërkon lirimin e menjëhershëm të Kurtit

Kosova

​AAK kërkon lirimin e menjëhershëm të Kurtit

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 23:11

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me anë të një komunikate, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetit opozitar Albin Kurti, i cili u ndalua sonte nga policia në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

“Ndalimi dhe rrëmbimi, pothuajse si nëpër filma, i Albin Kurtit deputet dhe përfaqësues i opozitës, është mesazh i tmerrshëm për demokracinë në vend.

Situata, edhe ashtu e rëndë politike, nuk qetësohet duke paraburgosur përfaqësues politikë opozitarë dhe kjo ndodhë vetëm në sistemet totalitare, në çfarë po rrëshqet edhe qeveria e Isa Mustafës.

AAK, kërkon lirimin e mënjëhershëm të Albin Kurtit dhe kërkon që të nxirren para drejtësisë urdhërdhënësit e këtij arrestimi spektakular.

Poashtu i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit Mustafa, që të heqë dorë nga përdorimi i policisë për agjenda ditore partiake, të reflektojë dhe të mos bëjë gabime që mund ta cojnë vendin në trazira të dhunshme.

Ai duhet të reflektojë dhe t’i korrigjojë gabimet e veta e jo të provojë spektakle të shtetit policor.

Albin Kurti është deputet i zgjedhur dhe a i duhet ta zhvillojë i lirë aktivitetin e tij politik”, thuhet në komunikatën e AAK-së./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat