Matoshi: Qytetarët t'ua kthejnë shpinën përfundimisht VV-së!

Kosova

Matoshi: Qytetarët t'ua kthejnë shpinën përfundimisht VV-së!

Nga: Ridvan EMINI Më: 9 tetor 2015 Në ora: 21:15

Analisti dhe publicist z.Halil Matoshi, duke komentuar mbi ngjarjet e ndodhura në seancën e fundit në Kuvendin e Kosovës,është shprehur në profilin e tij në facebook se gazi lotsjellës është hyn në rangun e armëve kimike, dhe se ai bene thirrje qe te refuzohet apologjia e VV duke u kthyer shpinën përfundimisht.

Ja postimi i plot i tij:

“Gazi lotsjelles hyn ne korpusin e armeve kimike (armeve luftarake) dhe e perdorin njesite speciale te rregullta ushatrake per neutralizim te anmikut si dhe milicite e shthuruna e falangat (paramilitaret) qe e luftojne shtetin ose unitetin ne shtet. Kaq. AKI (paguhet per kete pune!!!)duhet t'i raportoje Presidentes dhe Kryeministrit se cila force dhe nen ndikimin e cilit (cilave) shtet (shtete) po e mesyn ndarjen e Kosoves dhe anulimin e sovranitetit te shtetit si subjekt i te drejtes nderkombetare dhe qe nominalisht quhet Republika e Kosoves.
P.S.
Qytetaret kosovar duhet ta refuzojne apologjine e VV-se dhe t'ua kthejne shpinen perfundimisht!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat