Feminizmi online shpëtim nga patriarkalizmi në Kosovë

Kosova

Feminizmi online shpëtim nga patriarkalizmi në Kosovë

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 17:27

Ajo që dikur shkroi ditar për luftën, sot ishte ulur në një tavolinë për të diskutuar për feminizmin, barazinë gjinore dhe për rolin e feminizmit online. Është Rreze Abdullahu, e cila foli pak për përvojën e saj jetësore, vështirësitë që ka një femër për t’u shprehur në shoqërinë tonë patriarkale.

Bashkë me të ishin edhe katër gra të tjera që ishin aty për t’i nxjerrë një rezultat diskutimit të sotëm. Temë kjo që u realizua në kuadër të festivalit të artistëve për të drejtat e njeriut “Femart”, me temë “Feminizmi online – cili është impakti”.

Të katër panelistet thanë se feminizmi online po hap mundësi të reja të të shprehurit të pakënaqësive dhe përmbledhësve të përkrahësve.

Ato mendojnë se përmes formave virtuale feministat apo feministet mund të mbështesin njëri tjetrin. Përmes kësaj po ashtu aktivistët besojnë se i vënë në pah problemet e gjuhës seksiste që përdorin njerëzit, por edhe mund t’i turpërojnë ata me këtë gjuhë.

Shembulli më i freskët i këtij lloji është ai i kampanjës “Take Back the Night”, e cila bëri pati efekt të madh sidomos në rrjete sociale.

Në këtë diskutim shpjegimet i dha Donjeta Morina nga Rrjeti i Grave të Kosovës,e cila tregoi se feminizmi online ishte përballja e saj e parë me feminizmin. Ajo përveç tha se “Take Back the Night” ka ilustruar të mirat dhe të këqijat e feminizmit online.

Morina: Na thonin se po e ekzagjerojmë

“E filluam fushatën edhe menjëherë kanë ardhë këta zërat kundër, kritikat e mëdha që gjithmonë vijnë kur përmendët feminizmi online. Në fillim pat zëra kundër por, kur filloj me u etiketu fushata si fushatë feministe u rritën edhe më shumë zërat kundër. Sepse kjo ndodh. Kritikat që i dëgjonim më shumë ka qenë se ‘po ekzagjeroni’. Kryesisht vinte prej burrave heteroseksual që shumica prej tyre se dinë se çka është ngacmimi dhe me u ngacmu në rrugë seksualisht”, tha Morina.

Megjithatë, ajo që e mendon Rreze Abdullahu nuk e mendojnë edhe shumë burra në Kosovë. Rrezja tha se duhet të luftohet që burra t dhe gratë me qenë të barabartë. Dhe kjo gjë sipas saj është e mundur sidomos në kohën e sotme, kur të rinjtë kanë nisur në masë të madhe të i përdorin rrjetet sociale.

Abdullahu: Ka nis me u përqafue më mirë

“Unë mendoj se sidomos tash, të rinjtë, rrjetet sociale, ndoshta edhe Facebook-u po i motivon kaq shumë të rinjtë sa me qenë feminist edhe u krijua ajo rryma e re me thënë kur të rinjtë e kanë përqafu kaq shumë feminizmin dhe është bërë sikur një trend dhe një krenari dhe me thënë “Po unë jam feminist dhe më nuk konsiderohet sikur diçka e ultë ose diçka, por ka nis me u përqafue shumë dhe kjo po mendoj se është falë rrjeteve sociale”, tha Abdullahu.

Shqipe Gjocaj, një tjetër aktiviste po kontribuon në feminizmin online, njëherit njohëse e çështjeve gjinore dhe shkrimtare, tha se përmes shkrimeve të saj të gjata që shpërndah en nëpër rrjete sociale, ajo i shprehë më së miri idetë dhe bindjet e saj për feminizmin dhe barazinë.

Gjocaj: Shkrimet janë arma ime

“Unë vijë prej një familje ku jemi shumë çika edhe ka shumë zhurmë. Nuk po e them si stereotip se gratë janë shumë të zhurmshme, por se ka pas shumë diskutim edhe një prej ..sigurisht edhe unë vijë prej një familje patriarkale, mami dhe babai janë shqiptar...por çka desha me e cek, në fakt në familjen tanë ka dominua një liri e mendimit dhe shprehjes. Dhe ajo më ka ndihmu me u shpreh qysh prej ditarit të fëmijërisë, pastaj në takimi edhe në biseda shoqërore. Edhe pse në biseda shoqërore nuk është se është ana jem më e fortë dhe kjo bënë që të reflektojë në aktivizmin tim online. Që forma që më bënë me u ndi më së miri është prej shkrimeve”, tha Gjocaj.

Shembull i feminizmit online është edhe aktiv iteti simbolik i Elona Kastratit. Kjo e fundit për 8 mars në Prishtinë kishte vendosur peceta higjienike që i përdorin gratë gjatë ciklit menstrual dhe aty kishte bashkangjitur një mesazh feminist.

“Trimëria nuk matet me burrëri”, ishte mesazhi që bëri jehonë të madhe në rrjetet sociale. Por kjo nuk kaloi pa reagime. Ajo mori shumë sharje të cilat i rrëfeu para panelistëve dhe publikut që ishte mbledhur sot për ta dëgjuar. /KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat