SHBA: Armët nuk kanë vend në parlamente! Sjellje e tmerrshme e disa deputetëve të opozitës

Kosova

SHBA: Armët nuk kanë vend në parlamente! Sjellje e tmerrshme e disa deputetëve të opozitës

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 15:11

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, dënon dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Armët nuk kanë vend në parlamente.

“Sjellja e tmerrshme e deputetëve të caktuar të opozitës, e cila e bëri të nevojshme dhënien e ndihmës mjekësore për deputetë të tjerë, si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, duke përfshirë stafin nga Ambasada e ShBA-ve, bën objekt talljeje njërin prej institucioneve më të rëndësishme demokratike të Kosovës”, thuhet në komunikatën e ambasadës së ShBA-ve në Kosovë

Dhuna e sotme, thuhet në komunikatë, së bashku me atë të tri javëve të kaluara, ka penguar Kuvendin që të përmbushë mandatin e vet për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës. Kjo nuk është demokraci.

“Kjo është pengesë e procesit demokratik. Siç e kemi bërë dhe në të kaluarën, ShBA u bën thirrje opozitës që të heqë dorë nga përdorimi i dhunës si një taktikë politike dhe në mënyrë konstruktive të angazhohen në punën e rëndësishme të Kuvendit për të avancuar interesat e po pullit të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat