Mustafa thotë se Kosova po hynë në UNESCO, ndërsa për Serbinë ka një mesazh

Kosova

Mustafa thotë se Kosova po hynë në UNESCO, ndërsa për Serbinë ka një mesazh

Nga: H.O. Më: 8 tetor 2015 Në ora: 07:32

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha sot se Kosova është në fazën përfundimtare për të hyrë në UNESCO, falë një pune të fuqishme të institucioneve të Kosovës, i besimit që Kosova ka arritur ta krijoj në bashkësinë ndërkombëtare dhe i përkrahjes së fuqishme nga miqtë tanë.

Ndërsa për Serbinë kryeministri Mustafa tha se duhet shikuar se si t’i bëjnë mirë vendit të tyre dhe jo keq Kosovës, pasi ende po i vuajmë pasojat nga të këqijat e tyre.

Postimi i plotë:

Kosova po hyn në fazën përfundimtare të anëtarësimit në UNESKO. Është ky një rezultat i një pune të fuqishme të institucioneve të Kosovës, i besimit që Kosova ka arritur ta krijoj në bashkësinë ndërkombëtare dhe i përkrahjes së fuqishme nga miqtë tanë.

Kosova do të respektoj të gjitha standardet botërore të ruajtjes dhe kultivimit të trashëgimisë kulturore, mbi bazë të Kushtetutës dhe të Planit Gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit dhe ekspertizës së UNESKO-s. Do të ndërtojmë edhe vlera shkencore e arsimore mbi këto baza.

Ndërkaq, për udhëheqjen e Serbinë është koha e fundit që ata të mendojnë sesi ti bëjë mirë vendit të tyre e jo si ti bëjnë keq Kosovës. Sepse edhe shumë kohë duhet të shërohemi nga pasojat e të këqijave të tyre. IM/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat