Haradinaj thotë se do të bllokohet edhe puna e Qeverisë

Kosova

Haradinaj thotë se do të bllokohet edhe puna e Qeverisë

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 22:05

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se opozita nuk do të lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.

Lideri i AAK-së thotë se do të bllokohet edhe puna e Qeverisë.
Në një intervistë për transmetusin publik, ai ka thënë se edhe nëpërmjet protestave por edhe formave tjera, do të pengohet Kuvendi, për të mos e lejuar kalimin e marrëveshjeve dhe Qeveria për të mos e lejuar t’i zbatojë ato.

“Moslejimi që të vazhdohet një angazhim i zakonshëm parlamentar që do të krijonte parakushtet për zbatim të marrëveshjece të dëmshme, ne po bëhem instrument i moszbatim i marrëveshjeve të dëmshme. Ne do ta pengojmë edhe Qeverinë, jo vetëm Parlamentin. Do ta pengojmë edhe përmes protestës, përmes formave të tjera”, ka thënë Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat