VV: Zajednica krijon spitale në baza etnike

Kosova

VV: Zajednica krijon spitale në baza etnike

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 11:33

Vetëvendosje konsideron se vendosja e TVSH për barna rëndon edhe më shumë gjendjen e pacientëve.

Gjatë një konference për media anëtarët e kësaj partie Fatmire Kollçaku dhe Besim Muzaqi kanë shprehur shqetësimet se “vendosja e VSH për barna prej 8% e rëndon shumë gjendjen e pacientëve”.

“Barnat nuk mund të konsiderohen mall i çfarëdoshëm. Qasja në barna është e drejt e jetës e jo e luksit. Ne si VV jemi për përjashtimin e barnave nga TVSH”, ka thënë Kollçaku.

Kollçaku tha se Asociacioni krijon edhe spitale në baza etnike nëpër Kosovë.

“Ne jemi kundër spitaleve me baza etnike kundër territoreve me baza etnike. Kosovës i kanoset rrezik me impelmentimim e kësaj Marrëveshje. Implementimi eventual i marrëveshjes për Asociacion apo të themi për Zajednicën do të sjellë dezintegrim të çdo sektori veç e veç sidomos në atë të shëndetësisë”, ka thënë Kollçaku.

Ajo ka thënë se shtrenjtimi i terapive prej 8 për qind e rendon mbulimin e terapisë nga buxheti i varfër i pacientëve.

“Në veri janë 1600 punëtorë shëndetësor e asnjë shqiptar. 15 vite pas luftës ne ende nuk kemi impelemntin te ligjit shëndetësor. Ne si VV jemi të vendosur ta mbrojmë Kosovën dhe mos të lejojmë krijimin e spitaleve etnike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat