Reagon Haradinaj: Lajmi për financimin e Listës Serbe, rrenë e kulluar

Kosova

Reagon Haradinaj: Lajmi për financimin e Listës Serbe, rrenë e kulluar

Nga: H.O. Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:21

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me informacionin e sotëm se ai ka financuar Listën Serbe me 100 mijë euro. Ai ka thënë se kjo është gënjeshtër, madje e përgatitur nga klani i qeverisë Mustafa.

Ja reagimi i plotë:

Shkrimet e sotme të shtypit të Prishtinës të cilat i referohen shtypit të verdhë serb, për gjoja financimin me 100 mijë euro të “Listës Serbe” janë rrenë e kulluar dhe e paguar. Ramush Haradinaj nuk ka financuar asnjë parti serbe kurrë.
Ky lajm i rremë është gatuar nga klani Mustafa dhe partnerët e tij serbë dhe për qëllim ka njollosjen time, pikërisht tani kur iu kam zbuluar gënjeshtrat për punët e pista të tyre në dëm të Kosovës.
Të gjithë ata që provojne që me gënjeshtra e sajesa të më zmbrapsin nga rruga ime e demaskimit të këtij pushteti kuisling, e kanë gabim. Unë, pavaresisht çmimit, do të vazhdojë të jem në anën e së drejtës dhe të interesit për vendin tim.
Përfundimisht ka kaluar koha e propagandës së Rrahman Morinës dhe e dishepujve të tij që sot jane në grahmat e fundit.
RH/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat