Opozita po kërkon kaos dhe anarki! PDK-ja po i fryn zjarrit!

Kosova

Opozita po kërkon kaos dhe anarki! PDK-ja po i fryn zjarrit!

Nga: Arben Sylejmani Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:14

Këmbëngulja e partive opozitare për të bllokuar punën e Kuvendit derisa kryeministri, Isa Mustafa të tërheq nënshkrimin për katër marrëveshjet e fundit në Bruksel dhe atë për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, po konsiderohet se ka ardhur në prag të destabilizimit të vendit.
Kryeministri Isa Mustafa ditë më parë është deklaruar se nuk pranon kushte nga pozita dhe së nënshkrimi i marrëveshjeve të Brukselit nuk tërhiqet.
Ai ka thënë se partitë opozitare duhet të heqin dorë nga bllokimi i Kuvendit dhe t’i hapin rrugë debatit.
Nga ana tjetër, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke shprehur shqetësim me situatën politike të krijuar në vend, ka dalë me një propozim ku kërkon një tryezë mbipartiake për të zhbllokuar Kuvendin.

Paralajmërimi i Grabovcit për eskalim të situatës

Paralajmërimi i shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci se nëse deputetët opozitar vazhdojnë me bllokim të mbajtjes së seancës, atëherë organet e sigurisë duhet t’i nxjerrin jashtë deputetët e opozitës po shihet si një rrezik që mund ta çoj vendin në një eskalim të situatës në vend.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat