Kadri Veseli: Kaçaniku nuk është kryeqytet i xhihadistëve!

Kosova

Kadri Veseli: Kaçaniku nuk është kryeqytet i xhihadistëve!

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 12:28

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se Kaçaniku është vend historik dhe nuk duhet të krijohet imazh negativ për këtë qytet, ndonëse para disa ditëve, gazeta britanike “Daily Telegraph” i dha një epitet Kaçanikut duke e emërtuar si “kryeqytetit i xhihadistëve në Ballkan”.

Kryekuvendari Veseli gjatë qëndrimit të tij në Kaçanik, me rastin e manifestit në nderim të figurës së humanistes Nënë Tereza, me temën: "Nënë Tereza - simbol i dashurisë dhe bamirësisë", deklaroi se Kaçaniku nuk ka aspak të bëj me xhihadin.

Sipas tij, kjo nuk ndikon aspak në imazhin e vendit.

“Nuk duhet nga një keqkuptim i vogël të krijohet një imazh negativ, veçanërisht për një vend historik siç është Kaçaniku”, ka thënë ai.

Ndryshe, Gazeta britanike, Daily Telegraph, ka shkruar se Kaçaniku në jug të Kosovës ka marrë titullin jo të mirë si “kryeqytet i xhihidistëve të Ballkanit”, pasi nga 30 mijë banorë, 24 sish janë në radhët Shtetit Islamik në Siri e Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat