Do ketë sot protestë apo jo

Kosova

Do ketë sot protestë apo jo

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 07:22

Ende nuk dihet asgjë nëse do të ketë ose jo protestë sot për të cilën javën që shkoi ishte paralajmëruar nëpër rrjetet sociale nga organizatorë anonimë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci ka thënë dje se deri më tani policia nuk ka marrë ndonjë njoftim për ndonjë protestë.

Thirrja për protestë ishte bërë në rrjetin social Facebook ku u bëhej thirrje subjekteve opozitare, shoqërisë civile dhe mediave që të bashkohen në protestën e së shtunës me fillim në orën 14.

Megjithatë para dy ditësh është larguar nga Facebook-u thirrja e cila ishte ebashkangjitur bashkë me një fotografi.

KosovaPress ka kontaktuar disa nga emrat e përmendur në këtë thirrje publike si nga ana e partive opozitare, shoqërisë civile dhe mediave por ata kanë thënë se nuk do të dalin në një protestë të cilës nuk i dihet organizatori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat