Kjo është linja e re hekurudhore që do të përshkojë Kosovën

Kosova

Kjo është linja e re hekurudhore që do të përshkojë Kosovën

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:06

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është duke siguruar një kredi të lartë prej 39.900.000 € për të financuar modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës, thellimin e integrimit rajonal dhe forcimin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky është transaksioni më i madh i BERZH-it në Kosovë deri më sot dhe investimi i parë i Bankës në sektorin e transportit të vendit. Projekti do të përmirësojë lidhjen midis rrjetit hekurudhor të Kosovës dhe rrjetit evropian, përmes Korridorit VIII dhe Korridorit X në IRJ të Maqedonisë në jug të vendit dhe deri tek kufiri në veri me Serbinë.

Kredia për infrastrukturë e Hekurudhave te Kosovës (Infrakos), do të sigurojë fonde për të përmirësuar lidhjen hekurudhore ndërkombëtare të Kosovës, përmes korridorit të 10të. Kjo linjë do të jetë e gjatë 148 kilometra, dhe e ndarë në tre seksione: seksioni jugore Fushë Kosovë - Kufiri me Maqedoninë; pjesa qendrore Fushë Kosovë-Mitrovicë; dhe linja deri tek pjesa veriore e Mitrovicës.

Krahas kredisë së BERZH-it, edhe Banka Evropiane e Investimeve është duke kontribuar në këtë projekt. Projekti gjithashtu përfiton nga mbështetj a e donatorëve të rëndësishme me grante investive të ofruara nga Bashkimi Evropian dhe grante për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor.

Zëvendëspresidenti i parë I BERZH, Phil Bennett, tha se "një infrastrukturë e mirë-zhvilluar dhe modern transporti është kryesore për arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Ne jemi krenar të kemi këtë linjë si projektin tonë të parë të transportit në ven Si e vetmja lidhje hekurudhore ndërkombëtare e Kosovës është me rëndësi jetike për integrimin e mëtejshëm të vendit në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Lidhjet e përmirësuara të transportit do të kontribuojnë në masë të madhe në rritjen e tregtisë dhe bashkëpunimit rajonal dhe pan-evropiane. "

Ndërkohë ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes në selinë e BERZH në Londër, tha se "ky është një projekt i lartë me prior itet për Kosovën për modernizimin e linjës hekurudhore, që do të sjellë përfitime të shumëfishta politike dhe ekonomike në vend. Ai është një hap shumë i rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të tregtisë dhe në rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së pasagjerëve dhe ngarkesave në tranzit".

Projekti hekurudhor I quajtur “Kosovo Rail Route 10”, është pjesë e rrjetit të Ballkanit Perëndimor në zgjatjen e linjave hekurudhore, dhe shtimin e Rrjeteve të Transportit Trans-Evropian, i cili është pjesë e një agjende më të gjerë të Bashkimit Evropian për të promovuar lidhjet përmes transportit në tërë rajonin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat