Kusari-Lila: T’i strehojmë refugjatët nga Siria

Kosova

Kusari-Lila: T’i strehojmë refugjatët nga Siria

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 17:29

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila përveç që ka ndarë dhimbjen për dy fëmijët sirianë që dje u mbytën në ujërat e detit turk, ka shprehur dëshirën edhe që të strehojë refugjatë në komunën e saj.

Përveç kësaj Kusari-Lila ka ftuar institucionet e Kosovës që të bëjnë të njëjtën gjë e po ashtu edhe vendet e Ballkanit sikur që janë Bosnja, Kroacia dhe vendet tjera.

Postimi i Mimoza Kusari-Lilës në Facebook

Je suis Siria

“Sranje u Ruandi” (M.t në Ruandë), është shprehja të cilën e përdor një ushtar boshnjak në skenën e filmit fitues të Oskarit “No Man's Land” të viti 2001 me regjisorin boshnjak, Denis Tanovic.

Esenca e ironizimit me këtë thënie, janë ushtarët e zënë në zonën në mes dy fronteve, atij boshnjak dhe serb të cilët përkundër gjendjes së tyre dramatike mes jetës dhe vdekjes, shfletojnë gazetën ditore dhe komentojnë në ngjarjet e raportuara nga gjenocidi në Ruandë.

Në ditën e sotme, fatmirësisht për Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi, Serbinë dhe Shqipërinë nuk mund të thuhet se Ballkani është në dra mën e dekadës së fundit të shekullit 20. Ajo dramë ka përfunduar, edhe pse Ballkani tani ka drama tjera.

Ballkani sot është në dramën e integrimit të vet dhe luftës me korrupsionin, me përpëlitjet e funksionimit të ekonomisë së lirë të tregut dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Por, sot askush më shumë se vendet e Ballkanit nuk mund të bashkëndiejnë me luftërat në lindjen e Mesme. Asnjë qytetar i Evropës nuk mund të ndiejë dhimbjen, ankthin, frikën dhe poshtërimin e refugjatëve siriane, irakianë apo të tjerë, më shumë se Ne.

Çoroditja njerëzore e cila po ngjan në Siri, nuk është më e vrazhdë se vëzhgimi pervers i Evropës në tragjeditë njerzore të cilat po na shpërfaqen çdo ditë para syve në formën më ç'njerzore të mundur.

Në gjithë tragjedinë e tmerrshme të familjes Kurdi nga Kobane famëkeq, dy djelmoshat tash engjëj Aylan (3) dhe Galip (5) u shndërruan në emblemën e kërkimit të drejtës elementare, Lirisë.

Voglushët nuk arritën të shijojnë dhe ndjejnë erën e lirisë të botës “demokratike’ e cila padyshim shumë më vrazhdë do reagonte nëse në Ballkan diku do të mbahej një lojë e përleshjes së qenve.

Përkundër gjithë absurditetit Evropian, topitja Ballkanike është ende më e trishtë. Asnjë nga vendet e Ballkanit, përfshi Kosovën, as edhe një minutë nuk reflektuan për t'u mobilizuar dhe për t'i ofruar ndihmë Evropës.

Me aq sa kemi mundësi, secili vend do të mund të paraqitej ti pranonte 200 – 500 refugjatë. Kosova, gjithashtu ka mundësi ta bëj këtë. Nuk është moment i ikjes apo fshehjes prapa lotëve dhe deklaratave të dhimbshme, është momenti i veprimit për të shpëtuar jetë njerzish të pafajshëm.

Paramendoni sikur në gjenocidin dhe pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, të reagonin vendet që na ndih muan vetëm me deklarata Facebook-u. Të shkruanin: “ohh engjëj shqiptar prehuni në qiellin e amshuar” dhe pastaj të vazhdonin jetën si zakonisht?
Shqiptarët e Kosovës, Boshnjakët e Bosnjës, Kroatët dhe Serbët që u dëbuan e dinë mirë cila është ndjenja e frikës dhe ikjes nga vdekja.

E mbajmë në mend qartë dhe saktë.

Andaj, të kalojmë prej fjalëve në vepra, të harrojmë agjendat destruktive të politikës ditore dhe të fillojmë të mendojnë njëherë si qenie njerëzore.
Komuna e Gjakovës ka një hapësirë të pashfrytëzuar me shumë kantierë të lënë nga ushtria italiane që mund t'i vinte në funksion sikur të ketë nevojë. Me një koordinim të mirëfilltë mbarështetëror secila Komunë do të gjente vend për të strehuar 30-50 refugjatë.

Nëse ka mbetur pak humanitet tek njerëzit, shtetet e Ballkanit ‘ii bashkëngjiten një nga një vendimit të Gjermanisë për të pranuar refu gjatë, qoftë edhe në numra simbolik.
Të tregojnë se e vlerësojmë ndihmën që dikur e kemi marrë nga bota e zhvilluar e cila vendosi të vëzhgojë dhe pengojë më shumë se sa të ndihmojë refugjatët.

Për dallim prej herave tjera, me këtë veprim Ballkani i jep mësim Evropës, kësaj radhe për humanitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat