Humbja e akademikëve, sot varroset Pajazit Nushi

Kosova

Humbja e akademikëve, sot varroset Pajazit Nushi

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 09:43

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës(ASHAK) do ta mbajë në mend gjatë verën e vitit 2015. Humbja e tre akademikëve të saj për më pak se një muaj, është humbje e madhe për ASHAK-un, e cila nga sot ka vetëm 20 akademik, anëtarë të rregullt.

Me 15 gusht të këtij viti ndërroj jetë akademik Esat Stavileci, me 28 gusht vdiq akademik Mark Krasniqi, ndërsa dje pasdite dha frymën e fundit akademik Pajazit Nushi.

Dhe foto që po qarkullon nga dje në rrjetet sociale i sjell së bashku në një tavolinë, treshen që u ndanë nga kjo jetë në më pak se një muaj.

Ndërkohë akademik Pajazit Nushi do të varroset në qytetin e tij të lindjes. Gjakova nga sot do të pres në homazhe qytetarët që duan ti japin lamtumirën e fundit akademikut të shquar Nushi.
Nga komuna e Gjakovës agjenda e homazheve dhe varrimit do të jetë sipas kësaj renditje;Nën përkujdesjen e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në ora 14.00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, organizohet sot akademi përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të intelektualit, profesorit, autorit të shumë veprave dhe akademikut Pajazit Nushi.
Para varrimit, po ashtu në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi’në ora 14 e 30, organizohen homazhe. Ndërsa në orën 17.00 mbahet ceremonia e varrimit të ndjerit akademik Pajazit Nushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat