Konjufca: Krimi i organizuar në Kosovë mirëmbahet nga PDK-ja

Kosova

Konjufca: Krimi i organizuar në Kosovë mirëmbahet nga PDK-ja

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 21:19

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke folur për marrëveshjen politike VLAN, ka deklaruar se projekti i Vetëvendosjes qëllim kishte rrëzimin e PDK-së nga pushteti, pasi kjo e fundit është mirëmbajtësja e krimit të organizuar në Kosovë.

Në emisionin Zona B ai tha se ky ishte shkaku pse ata ishin pro formimit të VLAN-it, pra rrëzimin e Hashim Thaçit dhe PDK-së.

“Projekti i fundit i VV-së i artikuluar gjatë verës së kaluar ishte ky. Krimi i organizuar në Kosovë në masë të madhe mirëmbahet nga Partia Demokratike e Kosovës pasi ishte në pozitë për shumë vite dhe kjo në aspektin e zhvatjes së parasë publike në nivelin qendror, të prokurimit dhe të kontrollit të gjyqësisë, në aspektin partiak.”

“Me rëndësi ishte që të definohej minimumi i kërkesës konsensuale: që të bie poshtë Hashim Thaçi dhe PDK-ja, sepse e kishin kapur shtetin,” ka shtuar Konjufca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat