Avokati i Popullit vizitoi Shoqatën e të Verbërve të Kosovës

Kosova

Avokati i Popullit vizitoi Shoqatën e të Verbërve të Kosovës

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 14:14

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka vizituar sot Shoqatën e të Verbërve të Kosovës(SHVK) ku edhe është takuar me kreun e kësaj organizate që përfaqëson komunitetin e personave të verbër në gjithë territorin e Kosovës.

Avokati i Popullit është interesuar për kushtet në të cilat kjo shoqatë e zhvillon aktivitetin e vet duke u interesuar për vështirësitë dhe barrierat me të cilat ballafaqohen qytetarët me aftësi të kufizuar.

Jashari e ka njoftuar kryetarin e SHVK për hyrjen në fuqi të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, i cili i jep kompetenca shtesë Avokatit të Popullit dhe mundësi më të mëdha në mbrojtjen e kategorive të diskriminuara.

Avokati i Popullit i ka dorëzuar Shoqatës së të Verbërve të Kosovës një sasi të konsiderueshme të një buletini informues me Alfabetin e Brajlit, i përgatitur veçanërisht nga AP, i cili përmban të dhëna mbi kompetencat dhe përgjegjësitë e Institucionit të Avokatit të Popullit, transmeton Klan Kosova.

Kreu i SHVK-së është shprehur se do do të shpërndajë materialin tek anëtarësia e vet si mundësi që kjo kategori e qytetarëve të Kosovës të dijë më tepër për rolin dhe mandatin e Avokatit të Populli, si kategori kushtetuese që mbikëqyr dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike.

Në takim u tregua gatishmëri e dyanshme për bashkëpunim edhe më të afërt, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira, me theks të veçantë qytetarëve me aftësi të kufizuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat