Haradinaj, uron shkollarët nga Obiliqi

Kosova

Haradinaj, uron shkollarët nga Obiliqi

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 11:17

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot kishte zgjedhur Shkollën Fillore “Ibrahim Rugova” në Obiliq, në mënyrë që, nga atje, të përcjell urimin e tij, për fillimin e vitit të ri shkollor.

Të dashur fëmijë, ju prindër dhe përsonel mësimor,

Sot për ju fillon edhe një vit i betejës për dije, që sot për sot, i duhet Kosovës më shumë se gjithçka tjetër. Kjo ditë është shumë e veçantë për ata që për të parën herë ulen në bankat e shkollës, prandaj bëjeni të pamundurën, që kjo ditë të mbetet e shënuar për ta për gjithë jetën.

Ju jeni e ardhmja jonë, prandaj shteti dhe të gjithë ne e kemi për obligim që t’iu krijojmë të gjitha kushtet, që ju të keni sukses.

Unë jam i nderuar që në emrin tim dhe të gjithë anëtarësisë së AAK-së, nga kjo Shkollë që mban emrin e Presidentit historik të Kosovës “Ibrahim Rugova”, t’iu uroj një vit të mbarë shkollor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat