Fillon viti shkollor

Kosova

Fillon viti shkollor

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 07:18

Sot në të gjithë Kosovën ka nisur viti i ri shkollor.

Është kjo ditë kur bashkë me fëmijët, udhëheqësit e vendit vizitojnë objektet shkollore.

Kështu do të veprojë edhe Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë shkollat “Meto Bajraktari”, “Gjin Gazulli” dhe “Xhemajl Mustafa” me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Vizita e tyre në këto shkolla do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00.

Derisa me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami viziton shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ku do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares për nxënësit e klasave të para.

Vizita e Bajramit në këtë shkollë do të bëhet duke filluar nga ora 13:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat